MENU
klinika

Propozimi pë Maradonën

Priftërinjtë e Napolit: Mos hiqet emri San Paolo i stadiumit

04.12.2020 - 14:25

Rruga për të emëruar stadiumin e Napolit me emrin e legjendës së ndjerë të futbollit, Diego Armando Maradona, nuk është pa pengesa dhe vështirësi. Vullneti popullor dhe dëshira e të gjithë tifozëve të skuadrës italiane ka hasur pengesën e parë tashmë.

Priftërinjtë napoletanë përmes famulltarit të Bazilikës së San Giovanni Maggiore dhe një letre drejtuar kardinalit Sepe, kanë kërkuar që emri i stadiumit të jetë i pandryshuar, pasi mban emrin e shenjtorin që na solli Jezusin.

Por, në letrën e drejtuar kardinalit thuhet se Napoli mund ta ndryshojë emrin e stadiumit vetëm nëse përdoren të dy emrat, njëjtë si me rastin e stadiumit të Milanos, ku Inter e quan “Guiseppe Meazza” dhe Milani “San Siro”. E në fakt, në Milano impianti njihet si “San Siro”.

Por, ajo që nuk favorizon shumë priftërinjtë në këtë çështje është fakti se stadiumi është i ndërtuar në një rajon që nuk i përket Kishës dhe si e tillë nuk ka shumë kompetenca për t’i ndryshuar emrin. Gjithsesi, “lufta” për emrin e stadiumit të Napolit sapo ka nisur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuzhinieri i famshëm poston dy video

Nusret rezervon tavolinën përgjithmonë për Maradonën