MENU
klinika

Procedohen penalisht 9 persona

Protesta në Korçë për vrasjen e Klodian Rashës

11.12.2020 - 09:32

Nëntë persona janë proceduar penalisht në Korçë pas protestës së djeshme.

Protestuesit në Korçë kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit. Nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta është plagosur një efektiv policie. Është dashur ndërhyrja e policisë së pajisur me mjete mbrojtëse për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Korce

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën dhe goditën për shkak të detyrës punonjësin e policisë, procedohen penalisht 9 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Bashkisë Korçë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

S. M., 30 vjeçe; E. M., 21 vjeç; H. K., 23 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. Dh., 27 vjeç; E. T., 27 vjeç; Gj. L., 22 vjeç; S. D., 41 vjeç; D. H., 38 vjeç, banues në Korçë e Maliq.

Shtetasit e lartpërmendur, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke hedhur sende të forta në drejtim të godinës së Bashkisë, ku për pasojë kanë thyer disa xhama, kanë shkatërruar dekoret festive, kanë djegur dy bredha dhe kanë goditur me sende të forta në kokë për shkak të detyrës, punonjësin e policisë M. J., i cili mori mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama e pranon: Respekt për punën dhe burrërinë i dashur Sandër!

Sandër Lleshaj: Kam dhënë dorëheqjen, nuk kthehem në detyrë

Turma e protestuesve shpërndahet në rrugët e Tiranës

Vrasja e Klodian Rashës ngre në këmbë Vlorën, Lezhën, Mamurrasin