MENU
klinika

Policia ndërhyn dhe…

Protestuesit në Durrës kërkojnë drejtësi për Koldianin

15.12.2020 - 19:40

Të rinjtë në Durrës kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përcjellë mesazhin “Drejtësi për Klodianin”, në ditën e shtatë të protestës së tyre.

Të pakët në numër ata u mblodhën fillimisht në sheshin Liria dhe me arkivol ne duar mbi të cilin kishin ngjitur mesazhe “kush është tjetri”, “Shpresa” “Dinjiteti I policisë”, ata u nisen drejt Drejtorise se Policisë Durrës aty ku dhe kishin vendosur për ta lënë.

Por, marshimi i tyre u ndërpre ne mes nga policia pak metra nga qendra.

Efektivët të angazhuar për monitorimin e protestës bënë shoqërimin e pesë personave pjesëmarrës, duke ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të saj.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si paraqitet situata tek Sheshi Skëndërbej dhe Kryeministria?

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, policia ‘blindon’ qendrën