MENU
klinika

Ja ç'duhet të bëjnë qytetarët

Qeveria greke siguron vaksinën edhe për minoritarët në Shqipëri

28.12.2020 - 12:50

Dita e djeshme ishte një moment historik për Greqinë dhe të gjithë vendet e BE-së, pasi nisi vaksinimi kundër koronavirusit.

Qeveria greke ka vendosur që edhe minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri, por janë pjesë e skemës së shërbimeve shëndetësore në shtetin fqinj, do të përfitojnë vaksinën.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço në ‘TvT’. Ai tha se ata do të jenë të detyruar të paraqiten në Greqi, pasi kushtet e transportit të vaksinës janë specifike.

“Një pjesë e mirë e minoritarëve që përfitojnë nga sigurimet shëndetësore, do ta përfitojnë edhe ata vaksinën gjatë marsit. Do të paraqiten banorët brenda rregullave në Greqi, pasi kushtet në të cilat transportohet vaksina janë specifike. Jemi në kontakte të vazhdueshme për të parë si do të realizohet ky proces”, tha ai.