MENU
klinika

A ka ardhur “Covidi i ri” në Shqipëri?!

Rakacolli: Ruhuni nga njerëzit që vijnë nga Britania

22.12.2020 - 12:32

Varianti i ri i koronavirusit që është zbuluar në Britani ka vendosur në lëvizje autoritetet në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë që ndaloi fluturimet.  Në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi, zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se Shqipëria ka marrë masat e para. Rakacolli kërkoi që qytetarët të ruhen nga njerëzit që vijnë nga Britania. Por a ka mundësi që varianti i ri i virusit të ketë ardhur në Shqipëri? Zv/ ministrja tha se është ende herët për të folur për këtë.

Në pjesën jugore të Anglisë qarkullon një virus më infektues se virusi i mëparshëm. Raste të tilla thuhet se mund të ketë edhe në Holandë dhe Danimarkë, dhe është gjetur një rast i vetëm në Australi. Lëvizja e njerëzve e transmeton dhe në kohë festash ka më shumë lëvizje, kjo është arsyeja që shumë vende përfshirë edhe Shqipërinë ndaluan, të thuash ka ardhur në Shqipëri apo jo është shumë herët.

Duhet parë si do të shkojë trendi, nëse do të ketë rritje duhet të bëhen sekuencat. Ne kemi laboratorin e referencës që ndodhet në Londër, për ta çuar atje, dhe në Berlin, nëse do të kemi dyshime, patjetër që do ta bëjmë. Por kjo nga ana praktike e të sjellurit, duhet të ruhemi nga udhëtarë që vijnë nga Britania. Nuk e dimë nëse ka mbërritur në Itali, shpesh flitet shumë, edhe në mënyrë të papërgjegjshme. Krahas ndërprerjes së fluturimeve në Angli kemi vendosur karantinimin për ata që që vijnë në kufirin shqiptar, por që si pikënisje kanë pasur Britaninë e Madhe”.

Por a mund të sillet ndryshe me ata që e kanë kaluar njëherë, varianti i ri i virusit? “Është shpejt për të nxjerrë të tilla konkluzione. Akoma nuk janë gjëra të përcaktuara, është sëmundje e re, ajo që dihet deri tani, thuhet që është që vërtetë që ka shkallë infeksioni më të lartë, por mendohet që sëmundja që shkakton nuk është më e rëndë se ajo. E dyta që është shumë e rëndësishme, ishte fjala a të mbron vaksina? Dhe mendimi deri tani është po që të mbron. Gjërat do të shikohen në dinamikë. Nuk mund të kemi mendim të prerë shkencor”.

Pezullimi i fluturimeve me Britaninë është vendosur deri në datë 6 janar, por cfarë do të ndodhë më pas?  “Nuk ka asgjë që nuk lëviz, është menduar kjo, të shikojmë si do të zhvillohen situatat deri atëherë. Është vendosur një afat, ta shikojmë këtë afatin 2 javor si do të shkojë dhe të shikojmë, ne nuk kemi thënë që do të hiqet pas datës 6, mund të shtohen vende të tjera, mund të hiqen” tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye

Rama në Komisionin ‘Xhafaj’: Ambicien e BE-së mund ta realizojmë duke...

“Kontributi në procesin e integrimit do të jetë i pazëvendësueshëm”