Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot emrin e ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.
Rama ka zgjedhur të vendosë në krye të kësaj ministrie Bledi Çuçin.
Ky i fundit do lërë ministrinë e Bujqësisë, dhe në vend të tij do emërohet ministre Milva Ikonomi.
Rama e quan Çuçin dhe Ikonomin “dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”.
Postimi i plotë i Rames:
Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.