MENU
klinika

''Si i mori Balzaku dy vota në akademinë franceze?''

Rëfimi i Victor Hugo, mars 1887

12.12.2020 - 13:36

“Les Annales politiques et littéraires” kanë botuar, më 19 gusht 1900, në faqen n°10, dhe me rastin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeniut francez Honoré de Balzac, rrëfimin e një gjeniu tjetër francez, atë të Victor Hugo-së, në lidhje me prapaskenat e sigurimit të dy votave për Balzakun në Akademinë franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Honoré de Balzac

Si i mori Honoré de Balzac dy vota kur u paraqit në Akademinë franceze

(Rrëfim i 2 marsit 1877)

1607762164

“Po kaloja me makinë në rrugën Faubourg-Saint-Honoré, kur, përpara Elysée-së, pashë z. de Balzac që më bënte shenjë të ndaloja. Doja të zbrisja, por ai më ndaloi dhe tha, duke më prekur duart e mia:

— Dëshiroja të vij t’ju takoj. Ju e dini se jam kandidat për t’u bërë pjesë e Akademisë?

— Jo.

— Epo ! po ju a them. Çfarë mendoni?

— Unë mendoj se keni ardhur tepër vonë. Ju do të keni vetëm votën time.

— Unë dua veçanërisht votën tuaj.

— A jeni mjaft i vendosur?

— Absolutisht.

Balzaku u largua. Zgjedhjet tashmë ishin pak a shumë vendosur; shumë emra letrar mbështesnin, për arsye politike, kandidaturën e z. Vatout. U përpoqa të bëja propagandë për Balzakun; por u përplasa kundër ideve fikse (të ngulitura) dhe nuk arrita asnjë sukses. U mërzita pak që një burrë si Balzaku të merrte vetëm një votë dhe mendova se nëse do t’i siguroja një të dytë, do të krijoja në mendjen e tij një dyshim të favorshëm për secilin nga kolegët e mi. Si ta arrija këtë votë ?

Në ditën e zgjedhjeve, isha ulur pranë Pongerville-sit të shquar, njeriu më i mirë dhe e pyeta në mënyrë të papritur

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
— Për kë votoni?

— Për Vatout, siç e dini.

— Unë di aq pak sa kam ardhur të ju kërkoj të votoni për Balzakun.

— E pamundur.

— Pse kjo?

— Sepse zarfi im është përgatitur i gjithi. Shikoni: Vatout.

— Oh! Kjo nuk prish punë.

Dhe, në dy gisht letër, me shkrimin tim më të bukur, shkruajta : Balzac.

— Dhe? më pyeti Pongerville.

— Epo, do ta shihni.

Përmbaruesi, i cili po mblidhte votat, na u afrua. Unë i dhashë një nga zarfat që kisha përgatitur. Pongerville nga ana e tij zgjati dorën për të hedhur emrin e Vatout në kuti; por një goditje miqësore në gishta e bëri letrën të bjerë për tokë. Ai e shikoi atë, dukej i pavendosur dhe, ndërsa unë i ofrova zarfin e dytë në të cilin ishte shkruar emri i Balzakut, ai buzëqeshi, e mori dhe e dërgoi me hir të mirë.

Dhe ja pra sesi Honoré de Balzac mori dy vota në Akademinë franceze!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një prej autorëve më të mëdhenj francez

Pesë gjëra që nuk i dinit për Viktor Hygo