MENU
klinika

Kryeson Bayern Munchen

Renditja e UEFA-s, Juve i merr vendin Real Madrid

04.12.2020 - 14:37

Ecuria negative në vitet e fundit, kulmuar me atë humbje në mesjavë përballë Shakhtar Donetsk, ka sjellë pasoja te Real i Madridit. Përpos frikës për një eliminim nga Liga e kampionëve e këtij sezoni që në fazën e grupeve, klubi spanjoll vijon të rrëshkasë në klasifikimin e klubeve të UEFA-s.

Së fundmi, Real Madrid ka humbur pozicion kundrejt Juventusit, që është ngjitur në vendin e tretë tashmë. Paraqitjet në edicionet e fundit në garat Europiane, kjo të frymëzuara edhe nga golat dhe kontributet e Cristiano Ronaldos, i kanë shndërruar bardhezinjtë në një skuadër tepër kualitative në kompeticionet europiane.

Dy vendet e para nuk ndryshojnë, me Bayern Munich që qëndron solide në krye me 120 mijë pikë, ndjekur nga Barcelona që e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe gjendet e dyta me 4 mijë pikë më pak se gjermanët.

Vendi i pestë mbahet nga Atletico Madrid, ndjekur nga Manchester City, Paris SG, Manchester United, Sevilla dhe Liverpool. Kukësi është skuadra e vetme shqiptare në 200 vendet e para në këtë klasifikim të UEFA-s. Verilindorët kanë humbur një pozicion në 5 vitet e fundit dhe tashmë gjenden në vendin e 193.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas eliminatoreve “Euro 2020”

UEFA tregon më të mirin e Kombëtares shqiptare