MENU
klinika

Situata problematike

Reshjet në Durrës, përmbyten rrugët

31.12.2020 - 12:08

Kjo është situata në lagjen 13 në zonën e Plazhit në Durrës ditën e sotme, në vigjilje të ndërrimit të viteve.

Qytetarët kanë denoncuar problematikën e krijuar pas reshjeve të djeshme ku sheshi dhe rruga para pallatit të tyre, është kthyer në një kënetë.

Ata shprehen se e kanë të pamundur lëvizjen dhe se mund të dalin nga pallati vetëm me mjete lundruese.

Banorët kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrjen e menjëhershme të bashkisë dhe institucioneve vendore pasi situata është tepër problematike.