MENU
klinika

NBA

Rinovon Davis, Harden drejt Warriors

04.12.2020 - 13:38

Një ditë pas rinovimit të kontratës së LeBron James me Los Angeles Lakers, edhe ylli tjetër i skuadrës Anthony Davis ka bërë të njëjtën gjë. Davis ka rinovuar kontratën me ekipin kalifornian deri në vitin 2025 dhe nga kontrata e re do të arkëtojë 190 milionë dollarë.

Dyshja LeBron-Davis ishte protagoniste në fitimin e titullit kampion në NBA sezonin e kaluar me Lakers. Dy yje që do të vijojnë të luajnë së bashku edhe për disa sezone për të fituar tituj të tjerë. Davis konsiderohet nga të gjithë si pasardhësi i denjë i LeBron te Lakers.

Ka zhvillime edhe në ekipet e tjera të NBA. Pas largimit të Russell Westbrook nga skuadra e Houston Rockets, edhe James Harden është pranë lamtumirës. Harden ende nuk ka mbërritur në qytet për të nisur fazën përgatitore.

Orët e fundit po përitet për një transferim të mundshëm te skuadra e Golden State Warriors, që këtë vit nuk do të ketë sërish në fushë Klay Thompson, i dëmtuar dhe operuar në Thembrën e Akilit. Skuadra e Golden State synon të sjellë Harden në ekip, për të formuar një dyshe të jashtëzakonshme me Stephen Curry.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NBA cakton sfidat e Krishtlindjes

James rinovon, 48 basketbollistë dalin pozitivë