MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa zgjasin simptomat e menopauzës?

04.12.2020 - 10:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Sa zgjasin simptomat e menopauzës?

Mjeku: Simptomat e perimenopauzës mund të zgjasin mesatarisht katër vjet. Simptomat e shoqëruara me këtë fazë lehtësohen gradualisht gjatë menopauzës dhe postmenopauzës. Simptomat e perimenopazuës mund të zgjasin deri në 10 vjet, por më së shumti nuk ndodh kështu.

Është e mundur që një grua të përjetojë menopauzë para moshës 55-vjeçare. Menopauza e hershme ndodh te gratë që kalojnë menopauzën para se të bëhen 45 vjeç. Konsiderohet menopauzë e parakohshme dhe mund të ndodhë për shumë arsye. Disa gra mund të kalojnë në menopauzë të hershme ose të parakohshme për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale, si një histerektomi. Mund të ndodhë gjithashtu nëse vezoret janë dëmtuar nga kimioterapia ose kushte dhe trajtime të të tjera.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.