MENU
klinika

Kampion në disa disiplina

Shuhet legjenda e Partizanit, Petrit Murzaku!

02.12.2020 - 23:33

Me keqardhje sot u mësua lajmi i ndarjes nga jeta në moshën 88 vjeçare të ikonës së Klubit Sportiv Partizani, Petrit Murzaku, nga një sëmundje e rëndë. Sporti shqiptar humbet sot një mjeshtër të madh, një legjendë si Murzaku, i cili ka lënë pas një histori të jashtëzakonshme sportive.

Në vitet 1948-1964, për 16 vite rresht, Murzaku ishte sportisti universal që luajti në shumë disiplina sportive. Ai ka fituar 9 herë kampionatin kombëtar të Volejbollit, 4 herë kampionatin kombëtar të Basketbollit, 3 herë kampionatin kombëtar të Futbollit, si dhe 9 herë kampion në hedhjen e shtizës, në të gjitha si pjesëtar i ekipit të Partizanit.

Ai ka zhvilluar 110 ndeshje ndërkombëtare në volejboll dhe basketboll dhe ka fituar 57 prej tyre. Pas viteve si sportist, Murzaku ishte trajneri dhe pedagogu i devotshëm, që përgatiti breza të tërë studentësh, kuadrosh e sportistësh.

Klubi i Futbollit Partizani i ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe. Edhe Konica.al u bashkohet këtyre ngushëllimeve: Lamtumirë kampioni Petrit Murzaku!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeshtri i Sportit humb betejën me virusin

Ndahet nga jeta ish-futbollisti, “Qytetar Nderi” në Lezhë