MENU
klinika

Disa këshilla

Si të mbroni veten kur dikush në shtëpinë tuaj është me COVID-19?

02.12.2020 - 11:00

Anëtarët e familjes dhe të gjithë kontaktet e tjera të ngushta të një personi të infektuar me Covid-19, janë më të predispozuar për të qenë pozitivë. Një testim për Covidin në raste të tilla është i nevojshëm, por megjithatë kjo nuk do të thotë se nëse nuk rezultoni pozitiv, nuk duhet të mbroheni. Në vijim gjeni mënyrat për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

1 – Kufizoni kontaktin

Personi me Covid-19 duhet të qëndrojë larg të tjerëve në shëpi. Nëse është e mundur, i infektuari duhet të përdorë një dhomë gjumi dhe banjo të veçantë. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të qëndrojnë të paktën 6 metra larg tij.

2 – Hapni dritaret

Për të përmirësuar ventilimin hapësirën ku jetoni, mbajini dritaret e hapura sa më shumë të jetë e mundur.

3 – Mbani maskë

Mbajtja e maskës nuk garanton 100% mbrojtje kundër infektimit me Covid, por mund të zvogëlojë shanset që të infektoheni. Maskat kirurgjikale janë efektive pasi ofrojnë edhe një mbrojtje për personin që e mban.

4 – Lani duart dhe dezinfektoni sipërfaqet

Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda, veçanërisht pasi të jeni pranë personit që është i sëmurë. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara. Dezinfektoni sipërfaqet të cilat preken më shpesh, si tavolina, doreza, çelësa, tualetet, lavamanët, pajisjet elektronike etj.

5 – Hani shëndetshëm

6 – Informohuni në burime të sigurta