MENU
klinika

Laboratori i drogës në Has

SPAK kërkon mbi 50 vite burg për ‘bosin’ e Avdylajve

14.12.2020 - 11:24

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën për të arrestuarit si pjesë e “Dosjes 339”. Në këtë dosje përfshihet çështja e laboratorit të drogës që u kap në Has.

Mësohet se SPAK ka kërkuar në total më shum se 50 vite burg për të arrestuarit. Specifikisht, kreu i grupit të Avdylajve, Altin Avdylaj, sipas Prokurorisë së Posaçme duhet të dënohet me 6.8 vite burg. Po me kaq vite SPAK kërkon të dënohet edhe Orges Jahoelezi.

Gjithashtu, organi i akuzës kërkon që vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Gjevi Ndoka, të dënohet me 8 vite burg. Po me kaq vite burg Prokuroria kërkon që të dënohet dhe Petrit Sulejmani.

SPAK kërkon që Esat Mehmeti dhe Hajri Seferi, gjithashtu, të dënohen me nga 10 vite burg secili.

EMRAT – DËNIMET:

– Me 4 vite burg – : Shkëlqim Avdyli, Ardit Gjyriqi, Mario Zeqiri (4.8 vite), Elton Shehu (4.8 vite);

– Me 6.8 vite burg: Altin Avddylaj dhe Orges Jahoelezi;

– Me 8 vite burg: Gjevi Ndoka, Petrit Sulejmani, Sajmir Sulejmani, Vehbi Berushi dhe Anila Shuti;

– Me 10 vite burg: Esat Mehmeti, Hajri Seferi dhe Hekuran Hoxha, i njohur si Roni i Shijakut;

– Me 12 vite burg: Admir Hoxha, Xhavit Shuti dhe Flamur Çela.

Këta persona akuzohen për “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, ”Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Kryerja e veprave penale në formën e Grupit të strukturuar kriminal”.