MENU
klinika

Detaji që i bëri fansat të dyshonin

Taylor Swift është fejuar?

04.12.2020 - 10:41

Fansat e Taylor Swift janë të bindur se këngëtarja është fejuar me Joe Alwyn. Romanca e saj me aktorin ka kaluar në një tjetër nivel, duke qenë se ata kanë 3 vite të lidhur bashkë.

Këngëtarja ka nxitur dyshimet për një fejesë të mundshme, pas ndryshimit të tekstit të këngës së saj, “Love Story”. Fansat kanë vënë re se një pjesë të tekstit ajo e ka ndryshuar nga “Baby just say yes” në “Baby just said yes”.

Disa të tjerë madje kanë parashikuar se ajo do e bëjë publik këtë lajm me rastin e 31-vjetorit të lindjes në datë 13 dhjetor. Fansat e çiftit janë mëse të bindur për këtë fakt dhe tashmë thjesht po presin një konfirmim nga Taylor. Mirëpo diçka të tillë mund edhe të mos ketë, duke qenë se artistja është treguar në përgjithësi shumë e rezervuar pë jetën e saj private. Megjithatë do të na duhet të presim e të shohim nëse ka vërtetë një zyrtarzim të marrëdhënies së saj me Joe.

Së fundmi, aktori dëshmoi talentin e tij duke ndihmuar në fshehtësi Taylor për të shkruar albumin e saj “Foklore”, duke u fshehur pas emrit William Bowery. Pasi fansat ngritën këtë teori, këngëtarja e konfirmoi dhe e pranoi se kjo ishte e vërtetë.