MENU
klinika

Shteti fqinj vendimin e rëndësishëm

Të gjithë ata që hyjnë në Greqi nga kjo datë, duhet të…

07.12.2020 - 17:05

Të gjithë qytetarët që do të shkojnë në Greqi nga data 18 dhjetor deri në 7 janar 2021 do të duhet të qëndrojnë në karantinë 10 ditë.

Deri më tani karantina në Greqi për të gjithë shtetasit që shkonin ishte 7 ditë, por si duket krishtlindjet dhe Viti i Ri kanë ndikuar në zgjatjen e saj.

Siç njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas për ata që kthehen nga jashtë, përveç procesit të njohur të paraqitjes së PLF, ata do të duhet të kalojnë një test molekular negativ (PCR) prej 72 orësh, do t’i nënshtrohen një testi të hyrjes së shpejtë dhe do të hyjnë

Askush nuk përjashtohet nga masa paraprake e karantinës, edhe nëse është një student që kthehet për pushime nga jashtë, apo dikush që udhëton për biznes ose arsye të tjera.

Njoftimi i karantinës paraprake dhjetë-ditore, megjithatë, ka shkaktuar një seri ndryshimesh në biletat e atyre që kishin planifikuar të ktheheshin pas të Premtes, 18 Dhjetor në Greqi, të cilët tani po nxitojnë të ndryshojnë biletat e tyre për një deri në dy ditë më parë, në mënyrë që të mos i nënshtrohen masës.