MENU
klinika

"100 vjet kryeqytet"

Tirana “e protestave” në ekspozitë…

11.12.2020 - 17:05

       Mes klimës konfliktuale të ditëve të fundit, që nxiti protesta masive, me gjithë mbylljen e përkohshme të Bibliotekës Kombëtare, si dhe të Muzeut Historik, qendra e Tiranës, këtë paradite iu rikthye qytetarëve… Në një atmosferë aspak miqësore,”paralelisht”, në sheshin “Skënderbej” vijojnë (pas përplasjeve qytetarë-polici) aktivitetet kulturore që shenjojnë “Tirana 100 vjet kryeqytet”, një tjetër ekspozitë shumë interesante./Konica.al

Rreth 150 fotografitb e ekspozuara, paqyrojnë historikun 100-vjeçar të kryeqytetit sa i përket ndërtesave, zhvillimit urbanistik, veshjeve, traditave, artizanatit, si edhe ngjarje të rëndësishme historike.

“Ky aktivitet është në vazhdën e të gjithë aktiviteteve që janë bërë. Do të doja të falënderoja të gjithë ata persona që ndihmuan në realizimin e kësaj ekspozite në të gjitha komponentët e saj. Ne, vërtet festojmë 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, por historia e këtij qyteti është shumë më e hershme dhe e trashëguar brez pas brezi. Këto janë fotografi të mbledhura me shumë kujdes, por ajo që të bie më shumë në sy, është një Tiranë sociale dhe historia ka treguar që ne jemi një qytet mikpritës” – është shprehur nënkryeatari i Bashkisë, Seferi.

Kjo ekspozitë u çel me ndihmën e fondacionit “ALSAR” dhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.

Nga sot e deri më 13 dhjetor, nga ora 10:00 deri në 16:00, për të gjithë kureshtarët, artdashësit e apasionuarit pas fotografive hsitorike është mundësia ideale për t’u takuar me të kaluarën, “risjellë” në sheshin “Skënderbej”… 

Më pas, ekspozita do të vendoset në të gjitha qendrat kryesore shqiptare dhe shqipfolëse.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit