MENU
klinika

FOTO

E akuzuar për vrasjen e çiftit Pasho, kush është Elona Kalesha?

22.12.2020 - 12:07

Kjo që shihni në foto është Elona Kalesha, 36-vjeçarja e lindur në Durrës, që është arrestuar këtë të martë nga policia italiane me akuzën e vrasjes së çiftit Pasho nga Vlora.

Prokurorja Ornella Galeotti, kishte lëshuar një urdhër arrest për Elonën, e cila deri para disa vitesh jetonte së bashku me djalin e çiftit Pasho, Taulantin.

Gruaja akuzohet për vrasje, fshehje dhe copëtim të kufomave të Shpetim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët ishin të zhdukur që prej vitit 2015 kur shkuan në Firence për të pritur që një nga tre fëmijët e tyre, Taulanti, të dilte nga burgu Solliciano ku ai po vuante dënimin për tregtinë e drogës.

Elona gjithashtu kishte një të shkuar penale për drogë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja e çiftit nga Vlora/ Pse akuzohet shqiptarja?

Policia arreston ish-të dashurën e djalit