Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me efektivin e policisë, i cili u plagos gjatë protestës në sy dhe rrezikonte të humbiste shikimin.
Rama bërë me dije se operacioni i Fadil Allarajt ka përfunduar me sukses, teksa ka falenderuar mjekët turk për këtë ndërhyrje të menjëhershme.
“Mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje gjatë një proteste, që rrezikoi të humbte masën e syrit dhe pas operacionit të parë për mbrojtjen e masës së syrit, ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specialzizuar. Një transplant të kornesë së syrit, për të cilin kemi marrë lajmin se ka dalë me sukses dhe patjetër që i takon një falenderim të gjithëve atyre që realizuan transplantin e tij në kohë rekord. Kjo është një arsye për tu gëzuar pasi gjendja e djalit ishte jo e mirë dhe nuk ishte diçka e garantuar,” tha Rama.
Kujtojmë që efektivi mbeti i plagosur në protestat e dhushme që u zhvilluan për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.