MENU
klinika

''Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës...''

U procedua penalisht, reagon Voltana Ademi!

13.12.2020 - 12:22

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka dalë në një deklaratë për median pasi Polica e procedoi penalisht këtë të fundit, si organizatore të protestës së dhunshme që u mbajt dje në Shkodër.

Teksa mundohej që të hiqte përgjegjësitë nga vetja për organizimin e protestës, Ademi deklaroi se nuk ka qenë organizatore as ajo e as PD teksa hodhi sërish akuza ndaj policisë së Shtetit për mosreagim të denjë ndaj protestuesve.

“Shembja e bustit të Enverit që të rinjtë shkodran morën përsipër një risk të madh. Sot pas 30 vitesh situata nuk është e qetë. Jam njohur sot nga mediat, nuk kam pasur njoftim nga policia nën akuzë sot është Policia e Shtetit.

Sot më shtohet më shumë dyshimi dhe vëmendja për atë që ishte ngjarja e shëmtuar dje në Shkodër. Protesta paqësore është një e drejtë civile për të gjithë.

Populli do reagojë gjithmonë për këto padrejtësi. Protesta bëhen shpesh në Shkodër. Vetëm 1 javë më parë kemi pasur një protestë për vendosjen e kufizimit të orarit.

Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga posta tek 2 prilli. Në ushtri jepen urdhra. Detyra e policisë së shtetit është të mbrojë institucionet dhe qytetarët. Një kërkesë jo vetëm e imja por e të gjithë personave që kanë denoncuar dhunën e ushtruar duhet një reagim legjitim. Unë do ju bëj me dije dhe kamerat e qytetit të Shkodrës.

Do jem një dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit. Mos të guxojë askush që ti veshin politikisht protestat. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë. PD kur organizon protesta, ne kemi dhënë shembullin, ne jemi gjithmonë korrekt. As në periudhën më të errët nuk kemi bërë protesta të tjera.

Regjistrimi pranë numrit 129 mund të bëhet publik. Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës. Marr pjesë në të gjithë lëvizjet që mendoj se është e drejtë. Unë jam nga ato që kam denoncuar e para. Institucionet janë ato që na mbajnë rregull në qytet. Mosreagimi është i padenjë.

Kanë reaguar protestuesit. Dua tju theksoj se ajo që ka ndodhur, ndodhi pas mbarimit të marshimit. Policia bashkiake ka qenë 24 orë në punë për veprime jo të rregullta që nuk kanë lidhje me qytetarinë. Unë mund tju jap të kamerat e regjistrimit” – tha Ademi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN