MENU
klinika

Premier League, Java 11

United “abonohet” me përmbysjet, 2 pikë larg kreut

05.12.2020 - 20:39

Manchester United fiton një ndeshje tepër të rëndësishme dhe ndal disi “gjakderdhjen”. Skuadra e Solskjaer e pa veten shumë keq ndaj West Ham, teksa pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit vendas që gjeti golin në goditje nga këndi me Soucek!

Në pjesën e dytë, me hijet dhe fantazmat e shkarkimit, Solskjaer gjeti reagimin e djemve të tij me Pogba që barazoi shifrat duke thumbuar edhe kritikët karshi tij (gol mjaft i bukur) ndërsa më pas do të vinin golat e Greenwood dhe Rashford për të mbyllur diskutimin.

Me këtë sukses, Djajtë shkojnë 19 pikë dhe aktualisht në vend të katërt në renditje me dhjetë ndeshje të zhvilluara, por vetëm 2 pikë larg kreut. Një rezultat që mban Solskjaer në stol, por pozicioni i tij vijon të jetë në dyshim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN