MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Uzuni fantastik, shënon edhe në kampionat

05.12.2020 - 21:06

Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Ferencvaros dhe të tregohet vendimtar për këtë ekip edhe në kampionat. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sot golin e dytë të këtij sezoni.

Ai ka ndihmuar Ferencvaros që të merrte suksesin 3-1 ndaj DVTK për të vazhduar arratinë e klubit të tij në kreun e  renditjes së kampionatit. Një sukses që mban ekipin në majën e klasifikimit në ligën hungareze.

Pas lodhjes në Ligën e Kampioneve, Uzuni ishte në stol në sfidën e sotme. Por i aktivizuar në minutën e 65 të ndeshjes, atij i është dashur vetëm një minutë për të shënuar pasi me rastin e parë që i është shfaqur ka çuar topin në rrjetë duke vulosur rezultatin 3-1 me të cilin skuadra e tij fitoi këtë ndeshje.

Kështu, Ferencvaros regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe me 29 pikë ka nisur arratinë i vetëm ne kryesim, në një edicion ku është favorit absolut për titullin kampion.

Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i dytë sezonal, si dhe një sinjal i qartë se është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer me ekipin e tij. Ndërsa ka shënuar edhe 3 gola në Champions League, duke qenë shumë I rëndësishëm për skuadrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN