MENU
klinika

"Historia e mjekësisë"

Vlera muzeale shishja e parë e vaksinës antikovid!

15.12.2020 - 15:57

        Pandemia që pushtoi globin, duket se ka hyrë në një fazë të re. Shumë vende të botës, janë tanimë në hapat e para të vaksinimit të popullsisë, proces që shpresohet të arrihet me sukses. Ndaj, shishja e parë e vaksinës “Pfizer”, do të ketë vend në një prej muzeve të Londrës.

Më 8 dhjetor, 90-vjeçarja Margaret Keenan bëhet gruaja e parë që u vaksinua kundër koronavirusit, në Mbretërinë e Bashkuar. kundër COVID-19. Shishja historike dhe shiringa që u përdor gjatë injeksionit, do të ekspozohen kështu, prej fillimit të vitit të ardhshëm, në Muzeun Shkencor të Londrës, përkatësisht në pavijonin e historisë së mjekësisë.

Vaksina mund të konsiderohet edhe si një prej triumfeve më të mëdha të shkencës, si një rreze shprese pas një viti të gjatë në pandemi, me mbi 1,6 milionë viktima.

Vaksina e realizuar nga kompania amerikane “Pfizer” dhe ajo gjermane “BioNTech”, ka rezultuar nga testimet, se është 95 për qind efektive.

Ndërkohë është miratuar për përdorim në disa shtete, por Britania e Madhe, ishte i pari vend që shënoi praktikën. Përveç kësaj, një vaksinë të tillë ka prodhuar edhe kompania tjetër amerikane “Moderna”, ndërsa Kina dhe Rusia, kanë nisur prej disa javësh, vaksinimin e popullatës me vaksinat e prodhuara “me forcat e tyre”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e presidentit të këshillit shkencor francez

“Me virusin COVID-19 deri në verën e 2021-it”

The Economist: Çfarë duhet të bëjnë vendet e varfëra?

‘Në kosh’ vite të tëra përparimi në luftën kundër varfërisë

Shkencëtarja britanike: Unë mendoj...

“Presim, pak efekte anësore nga vaksina COVID”