MENU
klinika

Sulmi ndaj godinës së PS në Shkodër

Për çfarë i kallëzon Voltana Ademi drejtuesit e policisë?

13.12.2020 - 13:38

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë kallëzim penal për drejtuesit e Policisë së Shtetit në Shkodër pas ngjarjeve të ndodhura një ditë më parë në qytetin verior ku u organizua një protestë.

Në kallëzimin e bërë në Prokurori, Ademi denoncon veprimet e kundra ligjshme dhe kriminale të kryer sipas saj, nga punonjës së Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore.

Ajo zbulon edhe telefonatën e kryer në numrin 129, ku kërkon mbrojtje të institucioneve nga ana e policisë, ndërsa shton se i është komunikuar që “…nuk kemi urdhër dhe ua kemi transportuar, por…” duke justifikuar pamundësinë për ndërhyrje.

Për pasojë, gjatë dëmtimeve të godinës së Partisë Socialiste që zgjatën më shumë se gjysmë ore sipas transmetimeve nga mediat audio vizive, Policia e Shtetit nuk veproi për të ruajtur institucioneve. Njerëz të thjeshtë reaguan duke mos lejuar dëmtime të qëllimshme. Policia në asnjë rast”, thuhet në padinë që zonja Ademi ka depozituar në Prokurori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


''Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës...''

U procedua penalisht, reagon Voltana Ademi!