MENU
klinika

“SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi”

Yuri Kim: SPAK po jep rezultate duke përdorur Ligjin Anti-Mafia

03.12.2020 - 18:39

Duke shpërndarë një link të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se SPAK po jep rezultate duke përdorur ligjin antimafia.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të sekuestruar përfitimet nga korrupsioni”, shkruan ajo në Twitter.

Ambasadorja thotë se SHBA vazhdon të mbështetës fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi.

“SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”- shkruan ajo më tej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt”

Mesazhi i fortë i Yuri Kim pas emërimit të prokurores së re në SPAK