MENU
klinika

Kujdesi ndaj vetes

12 këshilla që duhet t’i dini me patjetër

23.01.2021 - 08:10

Kujdesi për veten tuaj është absolutisht thelbësore nëse doni të përmirësoni jetën tuaj. Nëse nuk arrini të bëni minimumin për veten tuaj, ckuptim kanë gjithë përpjekjet tuaja për të tjerët. 

Për këtë arsye po ju sjellim 12 këshilla që duhet t’i dini me patjetër për kujdesin ndaj vetes.

1. Nëse të duket gabim, mos e bëj

mos e beniNjë nga qëllimet më të mëdha tuajat duhet të jetë të bëni gjëra për të cilat ndiheni mirë. Unë besoj në fuqinë e instiktit dhe mendoj se të gjithë duhet të dëgjojmë pak më shumë. Bëjini mësim gabimet tuaja dhe besojini instiktit më shpesh.

2. Thuaje saktësisht se çfarë nënkupton kur flet për diçka

Komunikimi është me të vërtetë i shumkuptimtë. Shumë fjalë mund të kenë dhjetra kuptimesh, dhe përveç kësaj, atributet joverbale e bëjnë më të vështirë ta kuptojmë njëri-tjetrin. Të qenit i qartë në komunikim dhe të thuash atë që nënkupton jo vetëm që do ta bëj jetën tuaj më të lehtë por edhe jetën e atyre që ju rrethojnë.

3. Mos u bëj një person që vetëm u bën qefin të tjerëve

mos gaboniVetëm fakti që i bëni gjërat për hir të të tjerëve nuk do të t’ju bëj aspak mirë. Për më tepër, nëse i bëni gjërat pa i ndjerë, rezultati nuk do të jetë asnjëherë i mirë. Keni një jetë për të jetuar, dhe çdo moment që përjetoni ka një rëndësi të madhe. Ndaj, mos u varni nga opinioni apo kënaqësia e të tjerëve. Ky është kujdesi për veten që duhet të bëni.

4. Beso tek instinktet e tua

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për biznes, marrëdhënie, shëndet, ose ndonjë fushë tjetër të jetës suaj, besimi tek instinktet tona është shpesh mënyra më e mirë për të marrë vendime. Sa që kemi nevojë për të marrë një vendim, shpesh e bëjmë këtë brenda disa milisekonda. Ky quhet instikt, ndaj ndiqeni, sidomos kur ndiheni mirë.

5. Kurrë mos fol keq për veten tënde

love yourselfSi flisni për veten tuaj? Për fat të keq, kemi prirje të nënvlerësojmë veten kur ajo që na nevojitet më shumë se gjithçka tjetër është të motivojmë veten. Askush tjetër në të gjithë këtë planet nuk mund të të motivojë dhe shtyjë ashtu si vetja jua. Vetëbisedimi ynë shpesh ulet nga negativiteti dhe dyshimet. Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje mënyrës sesi mendoni për veten tuaj nënjë ditë të vetme.

6. Asnjëherë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua

Ky është gjithashtu diçka që do t’ju ndryshojë shumë. Gjetja e justifikimeve pse diçka nuk po funksionon është e lehtë për tu bërë. Pavarësisht se për çfarë po ëndërroni, brenda vetëm disa minutave, mund të keni qindra arsye pse është një ide e keqe. Megjithatë, ajo që mësova është se janë pikërisht ato ëndrra të mëdha që i japin vlerë jetës. Ndaj ndjekja e tyre është një gjë kaq e bukur.

7. Mos ki frikë të thuash JO

kujdesi për vetenNuk ka asgjë më të rëndësishme sesa koha dhe energjia juaj. Nëse i shpenzoni ato për gjëra që nuk mbushin zemrën tuaj, do të keni më pak energji për të bërë gjërat që i doni vërtet.

Të thuash JO për gjërat që nuk i shërbejnë qëllimeve ose ëndrrave tuaj duhet të jetë një detyrim për mirëqënien vetjake. Nëse i dini cilat janë qëllimet dhe dëshirat tuaja, do të jetë më e lehtë për të thënëi JO.

8. Mos ki frikë të thuash PO

Ashtu siç kemi frikë të themi jo, ndonjëherë kemi frikë edhe të themi: PO!

Kujdesi për veten justifikohet atëhere kur dini si të thoni JO ose PO. Nëse nuk i thoni po mundësive të duhura, do ta keni më të vështirë për të arritur qëllimet tuaja. Të thuash po në kohën dhe vendin e duhur mund të përshpejtojë rritjen tënde personale dhe të ndihmon të ndihesh më i përmbushur.

9. Ji më i mirë me veten tënde

beji qefin vetenTrajtojeni veten sikur të jeni personi më i rëndësishëm në të gjithë planetin. Sepse jeni! Jeni pa dyshim qenia më e rëndësishme njerëzore në jetën tuaj, dhe duhet të veproni në përputhje me këtë gjë.

Bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur. Rrethojeni veten me njerëz që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Shkoni në vendet që ndezin shpirtin tuaj. Sigurohuni që ta lini veten të jetojë jetën që ëndërron.

10. Lëre të shkojë atë që nuk mund ta kontrollosh

Shumë shpesh, ne shqetësohemi për gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë. Megjithatë, nëse nuk mund t’i ndryshoni ato, nuk ka kuptim të harxhoni kohë për to. Lërini gjërat të shkojnë dhe mos e stresoni veten për ato të cilat nuk keni asnjë kontroll

11. Qëndroni larg dramës dhe negativitetit

Pse të konsumonit energji negative kur mund të përqendroheni tek pozitivet? Sigurisht, ka shumë gjëra të këqija që ndodhin çdo ditë.
kujdesi per vetenPor sinqerisht: A mund t’i ndryshoni të gjitha? JO! Kështu që, nuk ka kuptim të dimë për çdo të keqe që ndodh në botë. Nëse mezi paguani qiranë tuaj, nuk do mund të bëni asnjë ndryshim domethënës në botë. Kështu që, përqendrohuni tek jeta juaj dhe vetëm rrethoni veten me gjëra pozitive nëse keni mundësi.

12. Dashuroni

Dashuria është emocioni më i fortë që mund të ndiejmë. Dashuria e vërtetë është gëzim dhe lumturi e pastër. Ka kaq shumë gjëra që mund t’i dashurojmë fortë – duke filluar nga vetvetja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN