MENU
klinika

Sa % u rritën fitimet?

2020 ka qenë një vit i shkëlqyer për Microsoft

28.01.2021 - 12:14

Microsoft publikoi ditën e sotme raportin financiar për tre mujorin e fundit të 2020-ës duke zbuluar të ardhura dhe fitime përtej pritshmërive.

Rritja e të ardhurave udhëhiqet nga boomi i jashtëzakonshëm i produkteve Azure dhe shërbimeve cloud, përmbajtjet dhe shërbimet Xbox.

Që Microsoft pati një vit të mirë nuk përbën sekret.

Të ardhurat u rritën me 17% në 43.1 miliardë dollarë. Fitimi para taksave me 29% në 17.9 miliardë dollarë dhe fitimi pas taksave me 33% në 15.5 miliardë dollarë.

Rritjen më të madhe të të ardhurave e pati Microsoft Intelligent Cloud me 23% në 14.6 miliardë dollarë. Pjesë e këtij divizioni janë edhe shërbimet cloud dhe produktet server që u rritën me 50%.

Edhe shitjet e prodhuesve që përdorin Windows janë rritur me 1%. Shitjet e sistemevet operative dhe shërbimeve gjeneruan 15.1 miliardë dollarë ose 14% më shumë.

Gjithashtu në këtë raport Microsoft foli edhe për abonimet në Xbox Game Pass që kaluan 18 milionë abonentë. Sakaq Xbox Live ka mbi 100 milionë përdorues aktivë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN