MENU
klinika

Shifra "e çmendur"

Sa do të paguhet Sarah Jessica Parker për rikthimin në serial?

13.01.2021 - 10:47

Seriali shumë i famshëm dhe i dashur për publikun, “Sex and the City”, po rikthehet sërish në ekran dhe jo si film por si serial, për t’ia bërë qejfin të gjithëve,

Sarah Jessica Parker ka njoftuar rikthimin e “Sex and the city”, teksa protagonistet e serialit do të kenë të njëjtat role që kishin dikur, duke nisur nga Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, por nuk do të jetë “Samantha” e Kim Cattrall.

Rikthimi i vajzave do të mbajë emrin: “And Just Like That” dhe do të ketë 10 seri që do të fiksojnë secilin prej nesh para ekranit.

Në fillim lajmi u bë i ditur nga ‘Variety’ e më pas nga vetë Parker e cila publikoi një video ku konfirmonte rikthimin e kastit të famshëm të aktoreve, që mezi e kishim pritur.

Aktorja Kim Canttrall ka njoftuar se nuk do t’i rikthehet serialit “Sex and the City” pa e treguar arsyen e vendimit të saj.

Por, e dini sa do të paguhet Sarah Jessica Parker në rikthimin e këtij seriali! Plot 1 milion dollarë për secilin episod dhe për 10 të tilla, shifra e saj do të shkojë 10 milion dollarë!

Çmenduri apo jo?

Xhirimet e këtij seriali do të nisin gjatë pranverës së ardhshme në New York, pasi të qetësohet e gjithë situata e Covid-19. Mezi po i presim!