Komisioni Evropian rekomandoi sot vaksinimin me vaksinën anti-Covid për të paktën 70 për qind të popullsisë së rritur të BE-së deri në verë, si një përpjekje për ta frenuar pandeminë e koronavirusit.
Fushatat e vaksinimit po kryhen në 27 vendet anëtare të bllokut, të cilat vendosin vetë mbi ritmin e vaksinimit si dhe grupet prioritare në marrjen e injeksionit.
Komisioni nuk sqaroi se si synon të rrisë kapacitetin e prodhimit të prodhuesve të vaksinave për të arritur qëllimin e tij të guximshëm të vaksinimit.
Komisioni Ekzekutiv i BE me qendër në Bruksel tha se shtetet e BE duhet të kishin vaksinuar 70 për qind të personave të rritur deri në verë, ku mund të përfshihet injektimi i dozave te më shumë se 200 milionë njerëz.
Deri në mars të paktën 80 për qind e njerëzve mbi moshën 80 vjeç dhe 80 për qind e punonjësve të kujdesit shëndetësor duhet gjithashtu vaksinohen në secilin shtet të BE, rekomandon Komisioni. Çelësi për të arritur këto synime është disponueshmëria e sasive të mëdha të vaksinave.
BE ka rezervuar gati 2.3 miliardë doza vaksinash anti-Covid, dy prej të cilave kanë marrë deri më tani miratimin rregullator në BE.