MENU
klinika

E rëndë në Vlorë

38-vjeçari qëllon me thikë vëllain e tij më të madh

21.01.2021 - 13:49

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi ka plagosur me thikë vëllain e tij më të madh.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Vlorë. Sipas informacioneve për policinë, 47-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë). Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN