27.01.2021 - 09:56
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20 në Mamurras, ku një 59 vjeçare i ka dhënë fund jetës.
Sipas policisë, gruaja me iniciale A.Sh u vetëvra me armë gjahu, ndërsa që nuk dihet ende shkaku që e çoi gruan drejt ngjarjes së rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që pritet marrja në pyetje e familjarëve.