MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është tensioni i ulët problematik për shëndetin?

06.01.2021 - 09:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A është tensioni i ulët problematik për shëndetin?

Mjeku: Tensioni i ulët është një gjendje në të cilën tensioni i gjakut bëhet më i ulët se zakonisht dhe njihet me emrin Hypotension. Tensioni normal është 120/80 dhe 140/90, ky nivel konsiderohet normal dhe i shëndetshëm, por kur bie më poshtë do të thotë se pacienti vuan nga tensioni i ulët i gjakut.

Çfarë e shkakton atë?

Në këtë postim do t’ju paraqesim disa nga shkaqet që shkaktojnë tension të ulët të gjakut:

Inflamacioni: inflamacioni i organeve mund të shkaktojë tension të ulët të gjakut, pankreatiti akut është një shkak.

Medikamente të caktuara: shaktojnë ulje të tensionit të gjakut.

Problemet neurologjike: çdo sëmundje që prek nervat konsiderohet si çrregullim neurologjik dhe përgjithësisht këto çrregullime shkaktojnë tension të ulët.

Çrregullimet hormonale

Sëmundjet e zemrës: në disa raste shkaktojnë tension të ulët dhe në disa raste tension të lartë të gjakut.

Shtatëzania.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN