MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndihmon helmi i bletës kundër artritit?

05.01.2021 - 10:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndihmon helmi i bletës kundër artritit?

Mjeku: Një ilaç i prodhuar nga helmi i bletës mund të ndihmojë miliona të sëmurë me artrit. Shkencëtarët kanë zhvilluar grimca shumë të vogla që mund të injektohen direkt tek zona e kyçeve ku ndjehen dhimbjet, duke përdorur peptidin e marrë nga helmi i insekteve. Peptidi, i quajtur melittin, ka veti të fuqishme antiinflamatore, që ndalon dëmtimin e kërcit.blete

Ekspertët, të cilët e kanë testuar ilaçin tek minjtë, thonë se sa më shpjet të injektohet në kyçe, pas një aksidenti ose dëmtimi, aq më të vogla janë gjasat që kyçet të preken më vonë nga osteoporoza.

Ata shpresojnë gjithashtu që helmi i bletës të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të personave që kanë vite që vuajnë nga dhimbjet e artritit.

Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga artriti. Me plakjen e trupit, kyçet e këmbëve, të duarve apo krahëve fillojnë të shfaqin probleme. Faktorë të tjerë janë mbipesha, trashëgimia dhe dëmtimet e shkaktuara nga një lloj sporti.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.