MENU
klinika

Fillim i mbarë i 2021!

Alban Skënderaj së shpejti me një baladë e re

09.01.2021 - 12:43

Që Alban Skënderaj është një nga të paktët artistë me “A” të madhe në vendin tonë, kjo është pak por e sigurt.

Përgjatë gjithë këtyre viteve ai na ka falur art të pastër e muzikë shpirti, duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Mirëpo, gjatë 2020-ës ai nuk ishte shumë aktiv me projekte muzikore, sikundër jemi mësuar ne me të. E padyshim mungesa e Albanit është ndjerë më shumë se mungesa e kujtdo. Nuk e dimë se çfarë ka rezervuar ai për këtë vit, por le të themi se nisja duket e mbarë.

Këngëtari ka ndarë ditën e djeshme një video në llogarinë e tij të “Instagram”-it, duke na njohur vetëm pak me këngën e re që pritet të sjellë. Albani nuk ka zbuluar asnjë detaj sa i takon datës së publikimit, por na bëri edhe një herë të kuptojmë se sa shumë na mungojnë perlat e tij.

Kujtojmë se pak javë më parë ai bashkoi forcat me Arilena Arën për të sjellë “Aisheh”. Dy artistët kanë krijuar një projekt enkas për këtë periudhë të vështirë kur të gjithë kemi nevojë për motivim e forcë.

Videoklipi është regjistruar në disa prej zonave turistike më të bukura të Kosovës dhe lidhet pikërisht me fabulën e këngës.

Këngëtarët u këndojnë bukurive të natyrës dhe jetës, duke na ftuar në një reflektim.

A i sheh puthjet në perëndim? Pikat e shiut që bien, ti a i sheh? Janë për ty, a i sheh? Lotët që rrjedhin nga një gëzim, buzëqeshjet e një fëmije, ti a i sheh? Janë për ty, a i sheh?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kanë qëndruar në heshtje gjithë këto kohë!

Një këngë nga Alban Skënderaj dhe Arilena Ara?


Me të do na përfaqësojë në “Eurovision”

Anxhela Peristeri prezanton videoklipin e këngës “Karma”

E detyruar nga pandemia Covid-19

Taylor Swift jep lajmin e keq!

E ëma i dha një këshillë tipike shqiptarësh

Rita Ora pëson një incident