Koreografi i njohur, Albi Nako ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku gjatë intervistës përmendi edhe Elvana Gjatën, të cilën e cilësoi një kërcimtare shumë të mirë.
Madje Albi mendon se nëse Elvana s’do të ishte këngëtare, profesioni i saj do të ishte kërcimtare.
Mirëpo ndryshe mendon Elvana, e cila kërcimin duket se e ka thjesht pasion.
Elvana zbulon se në vend të kërcimit, ajo në fakt do të ishte një shefe e shkëlqyer kuzhine.
“Faleminderit Albi! Nëse s’do kisha qenë këngëtare do kisha qenë një shefe kuzhine e shkëlqyer, po të them! Suksese mjeshtër!”-shkruan Elvana.
Nuk e dimë nëse Elvana ka dashur të nënkuptojë diçka me këtë postim apo vërtet di të gatuajë mirë. Ne po marrim këtë të dytën!