MENU
klinika

Ulja e shifrave të infektimeve

Alimehmeti: Po arrihet një “imunitet mburojë” në Tiranë

18.01.2021 - 14:02

Ditët e para të janarit është vërejtur një trend në ulje të rasteve të COVID-19. Një ulje, që për epidemiologun Ilir Alimehmeti shkon përtej bilancit ditor.

“Ka ulje në shumë indikatorë, çka do të thotë qe ka ulje reale, nuk është thjesht ulja e rasteve te reja, por përqindja e rasteve pozitive. Më 1 dhjetor ishim në kuotën e 33.2%, sot jemi te 19%, pra ka përgjysmim”, tha ai.

Një indikator specifik e bën atë më domethënës. “Vihet re një rënie në Tiranë, që tregon rënien e vazhdueshme. Dinamikat e popullatës në shtetet e mëdha ndryshojnë nga vendet e vogla. Në Tiranë ka të bëjë, pasi qarkullon gjysma e popullatës, e njëjta gjë edhe në Kosovë me Prishtinën. Si rrjedhojë, një përqindje e rëndësishme e ka kaluar në mënyrë natyrore virusin, një pjesë tjetër është e izoluar, duke arritur një imunitet mburojë, ku ata që e kaluan COVID-19 dhe janë aktivë në jetë shndërrohen në mburojë për ata që janë në shtëpi”, shpjegon Alimehmeti.

Studimi i Akademisë së Shkencave flet për 50% të qytetarëve të kryeqytetit që kanë kaluar virusin pandemik, një studim domethënës për epidemiologun, por që pret konfirmime. “Një studim shoqërohet me një interval besueshmërie, por që është i ngushtë. Presim publikimin shkencor dhe oponencën, për momentin kemi vetëm një deklaratë, por është gjithsesi një indikacion i rëndësishëm, por një shifër 49.6% duhet marrë në konsideratë”.

Megjithatë, kjo shifër dhe arritja e një imuniteti mburojë nuk duhet, sipas tij, të krijojë iluzionin që gjithçka ka mbaruar dhe të ketë lëshime në masat parandaluese. Nga fronti i vaksinave, për të, lajmi i mirë vjen nga fakti që deri më tani mutacione të shumta të SARS-coV-2 , veçanërisht ai britanik, nuk e ulin funksionalitetin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e pazakontë e mjekut shqiptar

“Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me Covid”

Mjeku epidemiolog nxjerr studimin e huaj dhe jep dy lajme të mira

“Kina gënjeu për kurbën e koronavirusit, ja harku kohor i virusit. Tani, forca e tij…”