MENU
klinika

Situata nga Covid-19

Njoftimi nga Ambasada e Kosovës në Gjermani

20.01.2021 - 11:45

Ambasada e Kosovës në Gjermani bën me dije shtyrjen e masave anti Covid që ishin në fuqi deri më 14 shkurt 2021.

Në një njoftim në Facebook, ambasada thotë se shkollat dhe kopshtet e fëmijëve nuk do të hapen para 15 shkurtit, ndërsa është e detyrueshme mbajtja e maskës.

Njoftimi i plotë:

Në mbledhjen e Kancelares Merkel me Kryeministrat e Landeve për parandalimin e përhapjes së #COVID19 u morën këto Vendime:

➡Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt.

➡Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.

➡Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.

➡Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.
➡Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime.

➡Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN