MENU
klinika

Nuk përjashtohen as vaksinat ruse e kineze

Ansa paralajmëron: Së shpejti Europa me 8 vaksina

31.01.2021 - 13:13

Janë 8 vaksinat anti-Covid, mes tëcilave 3 të disponueshme në Europë dhe Itali, dhe 5 të tjerë që mund të vijnë në javët e muajt e ardhshëm. Janë vetëm një pjesë e vogël e 67 vaksinave që në një kohë rekord janë projektuar në të gjithë botën, dhe që janë aktualisht në fazë eksperimentimi te njeriu.

Këtyre, sipas listës së përditësuar të OBSH-së, u shtohen edhe 174 vaksina kandidate që janë në fazë testimesh para-klinike. Nga tre vaksinat e disponueshme në Europë dhe Itali, e para ishte ajo e Pfizer-BioNTech, e dyta Moderna dhe e treta AstraZeneca.

Por në javët e ardhshme, raporton ANSA, pritet ‘OK’ i Agjencisë Europiane të Barnave për vaksinën e ‘Johnson & Johnson’ dhe pak më vonë edhe për vaksinën tjetër amerikane,’Novavax’.

“Nuk përjashtohet pastaj që Europa mund t’i hapë rrugë vaksinës ruse Sputnik dhe asaj kineze Sinovac.  Në horizont, në Itali është edhe vaksina italiane Reithera, në të cilën shteti Italian ka vendosur që të hyjë me kapital publik dhe që mund të jetë e disponueshme në muajin shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN