MENU
klinika

Moto GP

Anulohen testet në Sepang, sa gara do të ketë këtë vit?

13.01.2021 - 13:26

Bota e garave me motorë vazhdon të ndikohet fuqimisht nga pandemia Covid-19. Pas ndryshimeve në kalendarin e Formula 1, të cilat çuan në shtyrjen e Çmimit të Madh në Australi dhe Kinë dhe përfshirjen e pistës së Imolas në Itali, gjithashtu Kampionati Botëror i Moto GP ka pengesat e para.

Është komunikuar anulimi i testeve në Sepang të Malajzisë, të planifikuara për 19-21 Shkurt, për shkak të vështirësive në lidhje me situatën epidemiologjike dhe kufizimeve të vendosura.

Në këtë moment testet e planifikuara në Katar më 10-12 Mars konfirmohen si të parat, ndërsa priten lajmet në lidhje me kalendarin përfundimtar për sezonin e ri.

Po shkohet drejt anulimit të garave amerikane, në Shtetet e Bashkuara dhe Argjentinë, dhe drejt një dyfishimi të garës së Katarit në pistën e Losail, që duhet t’i presë nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit.

Moto GP reduktoi në vetëm 15 gara kampionatin në vitin 2020, të gjithë në Europë. Nëse në vendet aziatike nuk do të kthehen pjesërisht tifozët, me siguri që organizatorët do t’i anulojnë sërish garat atje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN