MENU
klinika

Aksidenti me një viktimë dhe disa të plagosur në Elbasan

Arrestohet 29-vjeçarja që drejtonte makinën “Volkswagen”

04.01.2021 - 09:58

Elbasan – 29-vjeçarja K.Sh është arrestuar nga policia e Elbasanit pas përfshirjes në aksidentin e mbrëmshëm ku humbi jetën një person dhe u plagosën disa të tjerë.

Sipas policisë K.SH drejtonte makinën tip “Volkswagen” dhe në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji u përplas me mjetin minibuz me drejtues A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndërroi jetë pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetën disa persona të cilët ishin pasagjerët të minibuzi.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aksidenti i rëndë në Elbasan

Fugoni me pasagjerë përplaset me makinën