MENU
klinika

Moti i keq

ARRSH: Ja si është gjendja në akset rrugore në vend

10.01.2021 - 11:54

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se nuk ka akse të bllokuara në vend për shkak të motit të keq.

Gjatë natës, ka pasur reshje dëbore në Kukës dhe Tropojë. ARSH thotë se po punohet në aksin Elbasan-Librazhd.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës  është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN