MENU
klinika

Rama publikon videon

Arsyeja pse Fushë-Kruja nuk u përmbyt…

13.01.2021 - 09:46

Mëngjesin e sotme kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku krahasonte ndryshimi që ka pësuar Fushë Kruja.

Rama është ndalur edhe tek përmbytjet e vazhdueshme që ndodhnin vite më parë duke thënë se tashmë kjo gjë nuk përsëritet për shkak të investimeve.

“Mirëmëngjes dhe me arsyen pse hyrje-dalja e Fushë – Krujës bashkë me qindra banesa e familje nuk u përmbytën këtë herë, siç përmbyteshin 3 e 4 herë në vit kur qeveriseshin nga të mbyturit në politikën e sharjeve, shpifjeve, akuzave, e pastaj mbeteshin me javë në llucë e në lagështirë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.