MENU
klinika

La Liga, Java 18

Atletico Madrid përmbys Eibar dhe “arratiset”

21.01.2021 - 23:33

Atletico Madrid ka vuajtur shumë për të marrë fitoren e radhës në La Liga, por në fund ka triumfuar 1-2 në fushën e vështirë të Eibar. Të besuarit e Diego Simeones shkojnë në +7 pikë nga vendi i dytë, madje duke pasur edhe një ndeshje më pak.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 12-të. Ishin vendasit që kanë kaluar në avantazh me një gol të rrallë. Në fakt, ka qenë portieri i Eibar, Marko Dmitrovic, që ka zhbllokuar ndeshjen nga pika e bardhë.

Ai është bërë portieri i parë që shënon në kampionatin spanjoll që nga 2011-ta dhe i pari që shënon me penallti që nga viti 2003. Colchoneros kanë barazuar në minutën e 40-të me Suarez, i cili nuk ka falur sapo është shfaqur përballë portierit. Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

Do të ishte sërish Suarez ai që do të shënonte në 89’, kësaj here me penallti, teksa do t’i jepte tri pikët skuadrës së tij. Gjashtë fitore radhazi për Alteticon në La Liga dhe tashmë ëndërrojnë për titullin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN