MENU
klinika

Premier League, Java 18

Aubameyang i jep fitoren Arsenalit, vijon ngjitjen

18.01.2021 - 23:00

Arsenali vazhdon me ecurinë pozitive në kampionat, pasi fitoi me rezultatin 3-0 kundër Newcastle. Ekipi i Mikel Artetas duket se e ka marrë veten dhe tashmë po bën mirë duke ngjitur shkallët e renditjes.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa 3 golat e ndeshjes u shënuan në 45 minutat e dyta. Fillimisht ishte Aubameyang që gjeti rrjetën në minutën e 52′. Ai ndërmori një kundërsulm personal dhe nuk fali “Qymyrxhinjtë” për 0-1.

Goli i dytë u shënua nga talenti Saka. Ky i fundit shfrytëzoi mirë një mundësi të krijuar dhe përshëndeti rrjetën për 0-2. Auba shënoi dhe golin e tretë duke i vendosur kapak sdës në minutën e 77′. Xhaka luajti 90 minuta të plota, duke qenë ndër më të mirët e ekipit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 18

City fantastik, kap vendin e dytë