MENU
klinika

Suksesi pa kufij

Baleti i parë i artistëve shqiptarë

13.01.2021 - 16:13

        Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, që çeli siparin e baleteve kombëtare, një nga veprat më të rëndësishme të krijuara nga kolosët që themeluan TKOBAP, kompozitori Tish Daija dhe baletmaestër Panajot Kanaçi”.

“Halili dhe Hajria” është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.

Subjekti është mbështetur në dramën me të njëjtin titull, të Kol Jakovës dhe tregon për qëndresën e malësoreve kundër shtypjes otomane në Shqipëri.

Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako, ndërsa në rolin e Hajries, ishin Ganimet Vendresha (Simixhi ) Zoica Haxho dhe në rolet e tjera, përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.

Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera: Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.

Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj, kjo vepër është luajtur mbi 250 herë.

Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë. Në të dy rastet, me baletmaestër mjeshtrin, Panajot Kanaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Degas: realiteti i tmerrshëm

“Piktori i balerinave” që shkroi sonete

Kompozitori rrëfen festivalin e famshëm

“Tani që u bëra familjar, nuk shkoj në Shëngjergj”

Në origjinën e valles shqipe

“Vallja e shqipeve”

Sot ka një nga shkollat më të mira të baletit në Itali

Balerini shqiptar që shtypte rrush për bukën e gojës