MENU
klinika

Arsyeja

Banorët e një fshati në Kosovë, ndalojnë tubimet politike

23.01.2021 - 10:36

Banorët e lagjes Marosh të Damjanit të Gjakovës, kanë marrë vendim që të mos lejojnë politikanët të shkojnë e të bëjnë fushatë tek ta.

Arsye për këtë po thonë të jetë një rrugë që nuk është rregulluar asnjëherë, pavarësisht premtimeve që janë bërë në çdo fushatë.

Ata thonë se madje as nuk do të votojnë, pasi për ta bërë të kalueshme është dashur të investojnë vet.

Ndërkaq nga Komuna e Gjakovës, deklarojnë se arsyeja e vonesës së rregullimit është për shkak se gjysma e rrugës që e gjitha është pak më shumë se një kilometër, i takon territorit të Prizrenit, andaj presin që ta bëjnë në bashkëfinancim me ta e me Ministrinë e Infrastrukturës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN