MENU
klinika

Policia jep detaje për ngjarjen e ndodhur në…

Makina përplas për vdekje kalimtarin

12.01.2021 - 19:43

Një 55 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme.

Ngjarja u regjistrua në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Shtetasi me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku edhe ndërroi jetë.

Njoftimi:

Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U përplas për vdekje nga një automjet!

Aksident në Elbasan: Humb jetën kalimtari 26-vjeçar