MENU
klinika

Superkupa e Spanjës

Barcelona ndëshkohet në fund, trofeu zgjidhet në shtesë

17.01.2021 - 22:59

Barcelona është ndëshkuar në limitin e kohës së rregullt nga Athletic Bilbao në finale e Superkupës së Spanjës dhe sfida shkon në shtesë. Ndeshja përfundoi 2-2.

Pas 41 minutash lojë, Barcelona ka zhbllokuar sfidën ndaj Athletic Bilbao. Autori i golit është francezi Griezmann që ka shënuar pas një rrëmuje brenda zone.

Por, ka kaluar vetëm 1 minutë dhe Bilbao ka gjetur golin me De Marcos, duke kthyer barazpeshën. Krosim nga e majta dhe mbrojtja katalanase në gjumë. Ter Stegen e ka të pamundur dhe mposhtet nga lojtari i Bilbaos.

Pas barazimit 1-1 në pjesën e parë, Barcelona ka arritur të rikthehet në avantazh ndaj Bilbaos në minutën e 77-të sërish me Griezmann. Francezi ka përtuar nga krosimi i bukur i Alba nga krahu dhe ka realizuar pranë porte.

E pabesueshme por e vërtetë! Athletic Bilbao nuk vdes kurrë dhe arrin ta kapë me thonj ndeshjen ndaj Barcelona duke e çuar në kohën shtesë. Në goditjen e fundit të rrezikshme të dënimit, skuadra e Marcellinos arrin të gjejë golin e 2-2 me Villalibre, në shtyllën e parë, ku sërish mbrojtja katalanase ishte e pavëmendshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN