MENU
klinika

"Shkarkimet dhe prurjet po rrezikojnë jetën e banorëve"

Shkodra kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

28.01.2021 - 08:28

Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe Shkodër. Kjo pasi situata me përmbytjet është përkeqësuar.

Në një njoftim, Bashkia e Shkodrës thotë se si pasojë e shkarkimeve rrezikohet jeta e banorëve në Shirq të Dajçit.

Bashkia thote se mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut

“Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, thuhet në njoftimin e bashkisë Shkodër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reshjet intensive në fundjavë

IGJEUM paralajmëron vërshime të lumenjve