MENU
klinika

Bundesliga, java 17

Bayern me fat, mban distancën me ndjekësit

20.01.2021 - 22:26

Bayern Munchen vuan sërish në kampionat, por arrin të fitojë 1-0 në fushën e Augsburg. Tri pikë që vlejnë për të mbajtur distancën me ndjekësit. Vendimtar sërish Lewandowski, që shkon në 22 gola në 17 javë.

Bayern zhbllokohet shpejt, që në minutën e 13-të, teksa përfiton penallti. Nga pika e bardhë shfaqet Lewandowski, i cili nuk fal për 0-1. Me kaq mbyllet pjesa e parë.

Në fakt, kaq mbyllet i gjithë takimi. Por kampionët ishin me fat në 76’, kur vendasit humbën penallti me Finnbogason, edhe pse Neuer u hodh në krahun e kundërt.

Edhe Leipzig fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Union Berlin, kështu që nuk ndryshon nga vendi i parë me të dytin, që mbetet 4 pikë. Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Schalke-Koln 1-2, Bielefeld-Stuttgart 3-0 dhe Freiburg-Frankfurt 2-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN